Macron humb shumicën absolute në Parlament, thonë sondazhet fillestare

Presidenti francez Emmanuel Macron po shkon drejt humbjes së shumicës absolute në Asamblenë Kombëtare dhe kontrollit të axhendës së tij të reformave, pasi sondazhet e para nga katër anketues treguan se zgjedhjet e së dielës sollën një parlament të varur nga koalicionet.
Aleanca “Së bashku” e Macronit ka garuar me grupin NUPES të së majtës në rundin e parë të zgjedhjeve.
Në këtë proces zgjedhor është vërejtur rritje për koalicionin e krahut të majtë.
Nëse konfirmohet, një parlament i varur nga numrat do të hapte një periudhë pasigurie politike që do të kërkonte një shkallë të ndarjes së pushtetit midis partive që nuk kanë përjetuar në Francë në dekadat e fundit, ose përndryshe paralizë politike dhe ndoshta përsëritje të zgjedhjeve.
Rachida Dati, nga partia konservatore Les Republicains, i quajti rezultatet “një dështim të hidhur” për Macron dhe tha se ai duhet të emërojë një kryeministër të ri.
“Është arroganca e Emmanuel Macron, përbuzja e tij për francezët … që e bëri atë president të pakicës”, tha Jordan Bardella, nga partia e ekstremit të djathtë Rassemblement National e Marine Le Pen.
Në kampin e Macron, Gabriel Attal i tha TF1 TV se “askush nuk ka fituar”, ndërsa zëdhënësja e qeverisë Olivia Gregoire tha se rezultatet ishin zhgënjyese, por shtoi se Alenaca e Macron mbetet prapë grupi më i madh në parlament.
Ish-kreu i Asamblesë Kombëtare, Richard Ferrand, humbi vendin në parlament, si dhe ministrja e Shëndetësisë Brigitte Bourguignon gjithashtu nuk u rizgjodh, në dyja humbje të mëdha për kampin e Macronit.
Në një tjetër ndryshim të madh për politikën franceze, partia e Le Pen mund të fitojë deri në 100 vende në parlament, thonë sondazhet fillestare, i vleresuar si rezultat record.
Nëse Macron dhe aleatët e tij humbasin një shumicë absolute me një diferencë të madhe, siç tregojnë sondazhet fillestare, ata ose mund të kërkojnë aleancë me Les Republicains ose të drejtojnë një qeveri të pakicës që do të duhet të negociojnë aprovimin e ligjeve me partitë e tjera.

Back to top button