Haxhiu: Do të ketë verifikim të listave të veteranëve, po bëjnë dëm të madh

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes profilit të saj në Instagram u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve.
E pyetur se a do bëhet pastrimi i listave të veteranëve ajo ka thënë se do të ketë verifikim të listave të veteranëve. Sipas Haxhiut, ata që nuk kanë qenë në luftë po i bëjnë dëm të madh së kaluarës të tashmes dhe së ardhmes.
“Do të ketë verifikim të listave të veteranëve. Kushëdo qoftë që edhe një minut e ka mbajtur uniformën e UÇK-së meriton përulësi, respekt dhe mbështetjen nga shteti por jo edhe ata të cilët nuk kanë qenë në luftë. Ata nëse nuk tërhiqen, duhet të largohen nga lista sepse është dëm i madh i së kaluarës, tashmes dhe të ardhmes”, ka shkruar Haxhiu./21Media

Back to top button