Macron mbështet hyrjen e Bullgarisë në Shëngen

Pasi Bullgaria t’i ketë plotësuar të gjitha kriteret, Franca do ta mbeshtesë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron të martën i premtoi kryeministrit bullgar Bojko Borisov se do të mbështesë përpjekjet e Bullgarisë për hyrje në eurozonë dhe Shëngen kur ky shtet të ketë përmbushur të gjitha kriteret.

Bullgaria, shteti më i varfër i BE-së, dëshiron të përshpejtojë procedurën e hyrjes në eurozonë dhe aktualisht po mban kampanjë për të marrë mbështetjen e shteteve tjera.

“Franca do të mbështesë çdo përpjekje konkrete”, tha Macron pas takimit me Borisov në Paris dhe shtoi se deri në fund të vitit do të vizitojë Bullgarinë.

Back to top button