Haradinaj premton formimin e Byrosë Nacionale të Hetimeve

Siç thotë ai BNH do të jetë reformë në kuadër të Pakos së Masave Ndër-Institucionale

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka thënë në Viti se si asnjëherë më parë do të fuqizohet rendi dhe ligji në Kosovë.

“Një prej reformave institucionale do të jetë Themelimi i Byrosë Nacionale të Hetimeve-BNH. BNH do të jetë përgjegjëse për luftimin e krimit të organizuar dhe transnacional, korrupsionit politik, ekonomik dhe administrative”, ka thënë Haradinaj përmes një shkrimi në “Facebook”.

Ai tha se do ta hartojnë dhe miratojnë infrastrukturën e duhur normative për të realizuar reformat në këto fusha. Siç thotë ai Byroja Nacionale e Hetimeve do të jetë një prej reformave në kuadër të Pakos së Masave Ndër-Institucionale për Luftimin e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar./21Media

Back to top button