Macron: Populli rus duhet të shohë ‘të vërtetën’ e sulmit të Kremenchuk

Presidenti francez, Emmanuel Macron është ndër liderët botërorë që dënoi sulmin me raketa të Rusisë në qendrën tregtare në Ukrainën qendrore, duke e përshkruar atë si “të neveritshme”.
Në një postim në Twitter ku ai postoi një video të pasojave të sulmit në Kremenchuk, Macron u shpreh se populli rus duhet “të shohë të vërtetën”.
Për shumicën e rusëve, televizioni mbetet burimi kryesor i lajmeve, i cili kontrollohet fort nga Kremlini dhe pompon propagandën e luftës, shkruan BBC.
Të paktën 18 persona vdiqën nga një sulm me raketa në një qendër tregtare në qytetin ukrainas, Kremenchuk.
Rreth 1,000 civilë vlerësohet të ishin brenda qendrës në kohën e sulmit rreth orës 15:50 (12:50 GMT), tha Presidenti Volodymyr Zelensky.
Udhëheqësit e grupit G7 të kombeve më të pasura – të cilët po takohen në Gjermani – e dënuan sulmin.
“Sulmet pa dallim ndaj civilëve të pafajshëm përbëjnë një krim lufte”, bënë të ditur ata në një deklaratë të përbashkët./21Media

Back to top button