Macron: Prania ime tregon riangazhimin e Francës në Shqipëri e Rajon!

(Lajm i përditësuar)


Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se prania e tij në Tiranë tregon riangazhimin e Francës në Shqipëri e Rajon.

Në konferencën e përbashkët për mediat me kryeministrin Edi Rama, Macron lajmëroi edhe bashkëpunimet mes dy vendeve ku veçoi atë të hapjes së një liceu frëng në Korçë.

“Unë mund t’ua them që jam i lumtur që jam këtu pa bërë asnjë kujdes diplomatike për gjuhën. Jam i lumtur që gjendjen krah jush në një moment kaq delikat në Evropë. Me luftën në Ukrainë, me terrorizmin në vendin tonë, luftën në Kaukaz sepse u përmenda sulmin e djehsmë në Buksel. Të qenurit krah jush është një formë riangazhimi i Francës prej jush dhe në Rajon. Ishte gabim që qysh prej 1912 asnjë president francez nuk kishte shkelur këtu… dhe ne këtë e shohim si riparim të dëmit tonë. Është një riangazhim. Isha i lumtur dhe krenar që i dorëzova dekoratën Kadaresë si dhe kaluam momente shumë të bukura me Prelocajn etj. Kjo shpreh marrëdhënien e fortë që ekziston në marrëdhëniet tona. Shpresoj të kemi angazhime edhe më tej, të bijojmë gjuhën franceze në vendin tuaj si dhe për liceun francez në Korçë”, tha Macron.


Rama: Vizita e Macron në Tiranë, angazhim për thellimin e marrëdhënieve Shqipëri-Francë

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për mediat me Emanuel Macron është shprehur i lumtur për praninë e presidentit francëz në Tiranë.

Rama u kujdes të nënvizonte se ndonëse në gjuhë protokolli mbiemri ‘i lumtur’ do duhet të përdoret shpesh, ai e përdor atë në raste të sinqerta e të mëdha dhe e tillë ishte edhe vizita historike e Macron në Shqipëri.

Më tej, kryeministri tha se kjo vizitë e Macron është angazhim për t’u thelluar më tej marrëdhënia mes Francës dhe Shqipërisë.

‘E nis me një fjali në frëngjisht, për t’u kërkuar delegacionin tuaj se do më duheshin 3 ditë për të zgjedhur konfliktet ballkanike, sepse më është dëmtuar nga anglishtja.

Jam besimplotë se me gjithë këtë shtysë që na kanë dhënë sot për të patur kontakte shumë më të ngushta mes dy vendeve, nesër frëngjishtja ime do të jetë më e bukur se sot.

Në protokollin diplomatik, fjala i lumtur përdoret shpesh. E vërteta është se saherë unë gjendem në një situatë si kjo kur duhet shprehur kënaqësia për praninë e një miku të çmuar e evitoj fjalën i lumtur që sugjeron ministria e jashtme dhe them i kënaqur. Por sot dëshiroj ta them se jam i lumtur, shumë i lumtur që jam në krah te presidentit të Francë, jo në Paris, jo në një qytet të Evropës por në Tiranë. Kjo vizitë është angazhim për t’u thelluar më tej marrëdhënia mes Francës dhe Shqipërisë që ka njohur një zhvillim i papritur por edhe i shumë pritur si rezultat i një riangazhimi të Francës në Rajon.’ – tha Rama.


Kosova temë disktimi në takimin Begaj- Macron

Situata e tensionuar mes Kosovës dhge Serbisë në veri ka marrë një tjetër vëmendje në diskutimin e dy presidentëve.

Presidenti Begaj falënderoi gjithashtu Presidentin Macron, për kontributin në mbështetje të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht përmes planit të quajtur franko-gjerman, duke nënvizuar nevojën e mbështetjes së mëtejshme të këtij dialogu, por edhe të nevojës së dënimit dhe të çkurajimit të akteve të dhunës dhe të provokimeve në komunat e Veriut të Kosovës. “Kosova është vend sovran dhe i pavarur, dhe akte terroriste si ajo e Banjskës në Zveçan (24 shtator 2023), janë të papranueshme e të dënueshme për sigurinë e saj, por edhe të rajonit e të mbarë kontinentit evropian.”

Presidenti Begaj vlerësoi se pesë vjet pas nënshkrimit të Deklaratës së Partneritetit Strategjik midis dy vendeve, marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Francës kanë hyrë në një fazë të re e shumë dinamike.

Presidenti Begaj shprehu kënaqësinë e tij se përtej marrëdhënieve të konsoliduara kulturore midis dy vendeve, interesi i madh i kompanive franceze, veçanërisht në fushën e energjisë së rinovueshme, por jo vetëm, po i çon marrëdhëniet në një nivel tjetër, edhe më të lartë.  “Jam besimplotë që projektet e parqeve fotovoltaike në Karavasta dhe Spitallë, do të ndiqen edhe nga projekte të tjera të mëdha nga investitorët francezë,” – tha në një mesazh.


Macron pritet me ceremoni shtetërore nga presidenti Begaj

Presidenti francez, Emanuel Macron mbërriti dje pasdite në Tiranë, për t’iu bashkuar me vonesë samitit të Procesit të Berlinit.

Ditën e sotme, Macron u prit me ceremoni shtetërore nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Agjenda:

8:25 – Mbërritja e Presidentit të Republikës Franceze në Institucionin e Presidentit të Republikës.

Presidenti i Republikës franceze do të pritet nga Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj.
-Interpretohet himni kombëtar francez;

-Interpretohet himni kombëtar shqiptar;

-Kryhet kalimi para truprojës së nderit;

-Dy krerët e shteteve prezantojnë ekipet e tyre respektive.

Presidenti i Republikës së Francës ftohet të nënshkruajë në librin e të ftuarve.
Në hollin “Nënë Tereza” do të bëhet fotoja zyrtare.

08:35 – 09:05 – Takim kokë më kokë mes dy presidentëve.

Back to top button