Macron: Sulmi rus ‘pikë kthese’ në historinë evropiane 

 
Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se sulmi rus ndaj Ukrainës është një “pikë kthese” në historinë evropiane.
Në një fjalim televiziv, Macron thotë se Franca do të qëndrojë në krah të Ukrainës.
Macron shton se veprimet e Rusisë do të kenë pasoja “të thella” për kontinentin.
Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit. Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e kanë paralajmëruar sanksione të ashpra kundër Moskës./21Media

Back to top button