Tre helikopterë rusë u rrëzuan pranë Kievit

Ministria e Brendshme e Ukrainës tha të enjten se tre helikopterë rusë u rrëzuan në rajonin e Kievit.
“Një helikopter rus K-52 dhe tre helikopterë pranë Gostomel u rrëzuan në rajonin e Kievit, afër Mezhyhirya”, tha ministria në një deklaratë të publikuar në faqen e saj të internetit, transmeton rtv21.tv.
Më herët të enjten, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se gjashtë avionë rusë ishin rrëzuar ndërsa forcat sulmuan Ukrainën. Ushtria ruse i mohoi pretendimet./21Media

Back to top button