Macron: Ukraina ka nevojë për mbështetjen tonë më shumë se kurrë

Presidenti francez, Emmanuel Macron ripohoi se Ukraina “ka nevojë për mbështetjen tonë më shumë se kurrë”, teksa priti kryeministrin suedez, Ulf Kristersson në Paris të martën.
“Fitorja e Ukrainës është ekzistenciale për Evropën dhe për të gjithë botën”, tha Kristersson, duke përcaktuar prioritetet për Suedinë pasi ajo mori presidencën e rradhës të Bashkimit Evropian më 1 janar.
Të dy liderët përmendën kërkesën e Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me NATO -n, me Macron që tha se Suedia mund “të llogarisë në mbështetjen dhe solidaritetin e Francës”.
Kristersson tha se Suedia ishte “shumë mirënjohëse” për “mbështetjen e fortë”, duke shtuar “ne po bëjmë pikërisht tani atë që thamë se do të bënim për të qenë në gjendje të hynim në Aleancë sa më shpejt të jetë e mundur”./21Media

Back to top button