Aksident në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, 4 të lënduar

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, konkretisht në fshatin Stanovc të Vushtrrisë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti për portalin rtv21.tv ka thënë se në aksident ishin të përfshirë dy automjete.
“Sot, rreth orës 13:30 është raportuar se në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë segmenti rrugor në fshatin “Stanovc” , ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë Zaiti.
Gjatë 24-orëve të kaluara në Kosovë kanë ndodhur 74 aksidente trafiku. 26 prej tyre me të lënduar dhe 48 vetëm me dëme materiale./21Media

Back to top button