Madonna ndahet nga i dashuri 28-vjeçar

Mbretëresha e popit Madonna është ndarë nga i dashuri i saj Ahlamalik Williams pas tre vjetësh së bashku.
Superylli, 63 vjeç, u ka thënë miqve se është sërish beqare pasi vendosi se gjërat nuk po funksiononin me balerinin amerikan, 28 vjeç.
Çifti që ka një diferencë moshe 35-vjeçare, filloi lidhjen në vitin 2019 dhe Madonna ndante rregullisht fotot e tij në rrjetet sociale, transmeton rtv21.tv.
Por ata nuk janë parë më së bashku që nga janari dhe miqtë thonë se kanë vendosur miqësisht të ndahen.
“Madonna është futur në një jetë të ngarkuar shoqërore dhe është takuar me miqtë dhe familjen e saj pas ndarjes”, tha një burim.
Ekipi i Madonna-s nuk u përgjigj kur iu afrua për koment mbi ndarjen.
Gjatë romancës së tyre, ajo ndihmoi Ahlamalik të arrinte një marrëveshje fitimprurëse me stilisten e modës Stella McCartney, 50 vjeç, dhe bashkëpunoi me të në një këngë ndërsa ai përpiqej të niste karrierën e tij muzikore.
Ahlamalik u takua për herë të parë me Madonën ndërsa kërcente në turneun e saj Rebel Heart në 2015./21Media

Back to top button