Mahmood dhe Blanco janë fitues të Sanremo 2022

Edicioni i 72-të i Festivalit të Muzikës Sanremo ka përfunduar me një fitues të ri.
Mahmood dhe Blanco kanë fituar kurorën dhe luanin e vogël të artë që i jipet fituesit të festivalit.
Por a do ta përfaqësojnë Mahmood & Blanco Italinë në Eurovizion në Torino?
Kjo pritej të konfirmohej në pak orë, në një konferencë për shtyp!
Në rast se ata do të refuzonin, atëherë përfaqësuesi i Italisë në Eurovision do të zgjidhej njëri nga 25 garuesit pavarësisht radhitjes së tyre në finalen e madhe.
Por, në konferencë për shtyp menjëherë pas fitores së tyre, ata konfirmuan se do të përfaqësojnë Italinë në Eurovision 2022.
“Do të shkojmë patjetër në Eurovision, jemi shumë të kënaqur që jemi atje sidomos sepse do të mbahet në Itali”, tha Blanco.
Për raundin e dytë fituesi u vendos nga kombinimi i votave nga juria dhe vota e publikut, që nxorën fitues Mahmood dhe Blanco të me këngën “Brividi”/21Media

Back to top button