Mahmut Ferati feston ditëlindjen, miku i tij Shaqir Cërvadiku e uron me fjalët më të mira

Njihen si këngëtarët më të mirë të muzikës popullore, ata realizuan disa projekte së bashku të cilat u shndërruan në hite.
Është fjala për Shaqir Cërvadikun dhe Mahmut Feratin. Ky i fundit feston ditëlindjen dhe kjo nuk kaloi pa u uruar publikisht nga miku i tij Shaqa.
Ai përmes një postimi në Facebook e ka uruar me fjalët më të mira.
“Urime ditëlindja miku im. E kalofsh shekullin me shumë suksese, gëzime e lumturi pranë familjes e miqve.”, ka shkruar Cërvadiku si dhe ka publikuar disa imazhe bashkë me kolegun dhe mikun e tij./21Media

Back to top button