“Majëm lart, sa më larg nga bota” thotë artistja e njohur shqiptare
Në stinën e verës, publikimet e projekteve muzikore nga artistët shqiptarë janë shumë më të shpeshta se në stinët e tjera. E, një këngë të re së shpejti do ta publikojë edhe një artiste shqiptare, e cila këtë gjë e ka bërë të ditur sot përmes një postimi në instagram.
Bëhet fjalë për këngëtaren Besa Kokëdhima, e cila ka shkruar dy fjali krahas postimit në instagram, të cilat sigurisht janë pjesë nga kënga që pritet ta publikojë.
“Majëm lart Sa më larg nga bota #machoman #comingsoon”, ka shkruar Besa.
View this post on Instagram
Kujtojmë që, projekti i fundit muzikor nga Besa është “Equilibrium”, i cili është publikuar më 9 qershor./21Media