Majlinda Kelmendi konfirmoi pensionimin në xhudo

Kampionja Olimpike, Majlinda Kelmendi konfirmoi se pjesëmarrja në Lojërat Olimpike, “Tokyo 2020” ishte gara e fundit në karrierën e saj në xhudo.
Ajo u shpreh e lumtur me fitoret e xhudisteve, Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës, të cilat fituan medalje të arta në “Tokyo 2020”.
30 vjeçarja tha se është shumë e lumtur që sakrifica e mundi i trajnerit Driton Kuka është shpërblyer kështu.
“Unë ndoshta qe dy vjet jom kanë qishtu a te la a të vazhdojë, për shkak të lëndimeve që i kom pasë, mirëpo, në moment ndoshta të fundit kom vendosë që po vazhdoj për hatër të Tonit, po garoj prapë në Lojëra Olimpike. Fatkeqësisht nuk shkoi qashtu qysh duhet, kom ushtru shumë, nuk është që nuk kom qenë në formë, por thjesht nuk ke dita jeme, nuk ke e shkrume. Kështu që, dy medalje të arta për Tonin, tjerët u gëzojshin, edhe unë vetë ja fillova me qajtë edhe tonë kohën isha tu e kqyr Tonin, thojsha mos me kapë zemra. Besoni është sukses jashtëzakonisht i madh”, tha Kelmendi.
Xhudistja e njohur u shpreh se nuk e ka pritur që gara e saj e fundit në karrierë të jetë kështu.
“E shkrume ke, çka me ba, krejt i kom fitu, po menoj që Kosovës i kom sjell emocione mjaft, lot mjaft, kështu që, është radha e të tjerëve.”, tha tutje Kelmendi.
Ajo tutje u shpreh se do të jetë afër trajnerit Driton kuka, që t’i ndihmojë të nxejrrë talentë të rinj nga Kosova.
Ndryshe, Majlinda Kelmendi në vitin 2009, Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Botëror për të rinj në Paris, Francë. Në vitin 2010, ajo ka arritur vendin e 5-të në Kampionatin Botëror për të rinj në Marok dhe ka përfunduar e 9-a në kategorinë 52 kg në World Judo 2010 Championships në Tokio, Japoni. Në Kampionatin Botëror të Xhudos 2013, Kelmendi i ka dhënë Kosovës titullin e parë botëror në xhudo, kur ajo e ka mundur kandidaten e Brazilit Erika Miranda në ndeshjen e -52 kg për medaljen e artë në Rio de Janeiro. Kelmendi e ruajtur titullin botëror në vitin 2014.
Në shkurt të vitit 2016, Majlinda ka fituar medaljen e artë në Grand Slam Paris, duke e bërë këtë titulin e tretë radhazi pasi kishte fituar në 2014-ën dhe 2015-ën. Dy muaj më vonë, ajo ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Europian të Xhudos në Kazan, Rusi. Në Lojrat Olimpike 2016 ajo është bërë atletja e parë kosovare që ka fituar medalje të artë për Kosovën në Lojërat Olimpike.  Ndërsa, në vitin 2021, Majlinda Kelmendi ka fituar medalje të bronztë në Doha të Katarit. Një muaj më vonë, ajo ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos, në Tel Aviv.
Ndërkaq, dje në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, kampionja olimpike nuk ka arritur të vazhdojë tutje garat, pasi është mundur nga hungarezja, Reka Pupp. Kjo garë në “Tokyo 2020” ishte gara e fundit në karrierën e xhudistes nga Peja./21Media

Back to top button