Majlinda Kelmendi: Në çdo garë që kam shkuar me Laurën i kam pasur ndjenjat si me qenë garuese vetë

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu i siguroi dje Kosovës medaljen e dytë olimpike nga Lojërat Olimpike Paris 2024.

Fazliu ishte nën urdhrat e trajneres Majlinda Kelmendi, e cila për RTV21 tha se dje kishte emocione sikur të garonte vetë.

‘’Sigurisht shumë emocionuese dhe jo veç tash por në çdo garë që kam shkuar me Laurën i kam pasur ndjenjat si me garu vetë, dje ka qenë më emocionuese Laura gjatë gjithë ditës ka pasur emocione ka qenë shumë  e ngarkuar dhe realisht nuk e jepke maksimumin. Mirëpo kur e mori medaljen u përmbyll dita në mënyrën ma të mirë të mundshme’’, tha Kelmendi./21Media

Back to top button