Makina futet mes turmës, dhjetëra të lënduar në Gjermani

U arrestua autori i ngjarjes

Rreth 30 persona u lënduan në Gjermani si pasojë e një makine që u fut mes turmës së njerëzve në paradën e karnavaleve.

Autori i kësaj ngjarjeje është një 29-vjeçar gjerman dhe sipas një zëdhënësi të policisë, ai është arrestuar nga autoritetet.

Sipas mediave në Gjermani, agresori pati në shënjestër fëmijët, ndërsa thuhet se të lënduarit janë kryesisht fëmijë.

Ndërkohë, mbetet ende e paqartë nëse drejtuesi i automjetit humbi kontrollin apo u fut qëllimisht mes turmës së njerëzve./vizionplus

Back to top button