Makina goditi turmën, një i vdekur, 14 të lënduar

Një mësuese vdiq dhe 14 nxënës u lënduan pasi një makinë goditi të mërkurën një turmë në një rrugë të frekuentuar, në kryeqytetin gjerman, Berlin.
Grupi ishte në një udhëtim shkollor në Berlin nga shteti i Hesse.
Policia tha se drejtuesi i mjetit, një 29-vjeçar, u arrestua në vendngjarje.
Ministrja e Punëve të Brendshme të Berlinit, Iris Spranger tha se provat sugjeronin se shoferi ishte një “person i sëmurë mendor”.
Incidenti ndodhi pak para orës 10:30 (08:30 GMT) në Berlinin perëndimor, në një nga rrugët e tij tregtare më të frekuentuara.
Gruaja që vdiq u identifikuar si mësuese shkolle, e cila ishte në një udhëtim me një klasë të adoleshentëve nga shteti qendror i Hesses. Policia e Berlinit tha se ajo vdiq në vend.
Kryebashkiaku i Bad Arolsen, Marko Lambion tha se një autobus ishte në rrugë për të marrë fëmijët nga Berlini. “Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për t’i sjellë ata në shtëpi”, tha ai në konferencën për shtyp, shkruan BBC./21Media

Back to top button