Makineri e rëndë dhe tanke janë parë rrugëve të Mitrovicës në orët e mbrëmjes

(Lajm i përditësuar)

Sonte qytetarë të shumtë nga pjesa jugore e Mitrovicës për RTV21 kanë raportuar për prezencë të shtuar të KFOR-it me makineri të rëndë duke përfshi edhe tanke rrugës për në pjesën veriore.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RTV21 Official (@rtv21)

Gjatë raportimit direkt të gazetarit të RTV21, Venhar Isufit janë parë përforcimet e KFOR-it me makineri të rëndë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RTV21 Official (@rtv21)


Të shtëna me armë në Zveçan, serbët hedhin gaz lotsjellës
Protestuesit serbë në Zveçan kanë filluar të hedhin gaz lotësjellës. Ekipi i RTV21 po raporton se ka edhe të shtëna me armë.
Gjithashtu bëhet e ditur se ka pjestarë të lënduar të KFOR-it. Raportohet se 41 ushtarë kanë mbetur të lënduar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RTV21 Official (@rtv21)


Shpërndahen protestuesit në Zubin Potok

Protestuesit në Zubin-Potok janë shpërndarë pas protestës mbi tetëorëshe që kishte filluar para 7 të mëngjesit.

Protestuesit kanë filluar të largohen nga objekti i Komunës së Zubin Potokut, në të cilin ka prani të madhe të forcave të KFOR-it e po ashtu të Njësitit Special të Policisë së Kosovës. Ata paralajmëruan se do të mblidhen sërish të martën në të njëjtën orë.


Automjetet e policisë mbeten të bllokuara në Zveçan

Pjesëtarë të KFOR-it janë duke kërkuar nga përfaqësuesit e Listës Serbe që t’u mundësojnë tri automjeteve të Policisë së Kosovës, të parkuara para ndërtesës komunale në Zveçan, të lëvizin, dhe policëve që janë brenda, të hyjnë në ndërtesën e komunës.

Një gjë të tillë janë duke e kundërshtuar protestuesit serbë, të cilët kërkojnë nga Policia e Kosovës që të largohet nga kjo zonë.

Policët, që gjenden në ato automjete prej orëve të hershme të mëngjesit, refuzojnë të largohen.


Lista Serbe me kërkesë të re për tërheqjen e protestuesve

Pasditen e 29 majit, përfaqësuesit e Listës Serbe kanë paraqitur një kërkesë të re, në mënyrë që protestuesit serbë të tërhiqen nga ndërtesat e komunave në veri, ku edhe janë tubuar.

Pas bisedës me një kolonel amerikan të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Igor Simiq dhe Dragisha Milloviq, nga Lista Serbe kërkuan që njësitë speciale të Policisë së Kosovës, të zëvendësohen me trupat e KFOR-it, në mënyrë që këta të fundit të ruajnë ndërtesat komunale.

Më herët gjatë ditës, kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha se ishin dy kërkesa që ua kishte përcjellë përfaqësuesve të KFOR-it dhe ambasadorëve të huaj në Prishtinë, në mënyrë që protestuesit serbë të tërhiqen.

“Kërkesat tona janë që sherifët – siç e quajnë veten – të paligjshëm, të shkojnë në shtëpitë e tyre dhe t’i udhëheqin të afërmit e tyre. Dhe, të gjitha njësitë speciale në ndërtesën e komunës, përreth komunës, të tërhiqen në jug, sepse ky nuk është stacion policie, është bashki e qytetit”, tha Rakiq, duke folur nga Zveçani, shkruan rel.

Më 29 maj, serbët po protestojnë para ndërtesave komunale të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, duke kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë të këtyre komunave.

Policia e Kosovës, por edhe trupa të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë shtuar prezencën e tyre në veri.


Serbët tentojnë ta sulmojnë një gazetar në Zveçan

Asociacioni i gazetarëve të Kosovës (AGK), njoftoi ka ndodhur një tentim sulmi ndaj gazetarëve të portalit Periskopi në Zveçan, ku po përcillet protesta e serbëve.

AGK-ja tha se një gazetari i është shqyer bluza teksa po tentohej të sulmohej, ndërsa u tha se s’ka të lënduar.

“Në një fotografi dërguar AGK-së, shihet se bluza e një kolegu është shqyer si shkak i tentimit të sulmit, nga i cili fatmirësisht nuk ka të lënduar.. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është tejet i shqetësuar me situatën e krijuar për mediet dhe gazetarët, të cilët po raportojnë nga këto komuna, andaj kërkon nga kolegët që të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit. Njëherësh, AGK-ja, rekomandon që kolegët t’i dëgjojnë rekomandimet e zyrtarëve të Policisë së Kosovës që janë prezent atje”, thuhet në komunikatën e Asociacionit.

AGK-ja ka kërkuar nga NATO-ja dhe EULEX-i t’i sigurojnë gazetarët dhe t’u mundësojnë raportimin pa u penguar.


Sirena alarmi në Zubin Potok

Sërish janë ndezur sirenat e alarmit dhe se protestuesit janë duke iu afruar kordonit të policisë që po ruan objektin komunal në Zubin Potok.


Protestuesit serbë në Zveçan e kalojnë kordonin e vendosur nga KFOR-i

Protestuesit serbë në Zveçan e kanë kaluar kordonin e vendosur nga KFOR-i.

Në komunat veriore Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, grupe të qytetarëve serbë janë duke vazhduar protestat kundër kryetarëve të rinj shqiptarë. Situatë më e tensionuar raportohet në Zveçan, ku shihen edhe protestues të maskuar.

Protestuesit në Zveçan më parë kanë gjuajtur vezë në drejtim të autoblindave të policisë.

Më herët ata kanë gjuajtur kanë gjuajtur me shishe drejt ushtarëve të KFOR-it.


Sulmet ndaj veturave të mediumeve në veri, reagon AGK

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar dëmtimin e veturave të gazetarëve të kallxo.com dhe RTV Dukagjini.

Përmes një reagimi në “Facebook”, AGK kërkoi nga organet ligjzbatuese kujdes të shtuar për të u siguruar punë të sigurt gazetarëve në raportim nga veriu.

“AGK-ja, e dënon këtë akt të protestuesve, njëherësh u bën thirrje Policisë së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në Kosovë, që të mundësojnë raportim të sigurt dhe të papenguar të ekipeve mediale”, thuhet në reagim.

Në fund, organizata që mbron dhe promovon të drejtat e gazetarëve kërkoi nga gazetarët që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë raportimit.


Protestuesit serbë i shpojnë gomat dhe i shkruajnë “C” në veturat e mediumeve 

Veturat e ekipit të gazetarëve të Kosovës janë dëmtuar të hënën në mesditë nga persona të panjohur në Leposaviq.

Veturave u janë shpërthyer gomat dhe janë vizatuar simbole nacionaliste serbe.


Hovenier pas takimit me Osmanin: Jemi të shqetësuar për situatën në veri

Ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier pas takimit me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin tha se janë të shqetësuar për situatën në veri.

“Kisha takim me presidenten Osmani me kërkesë të saj për shkak të shqetësimeve që kemi ne për situatën në veri të vendit. Une kam ftuar kryetarët e komunave për takim. Reagimet tona janë shumë të qarta. Jemi të shqetësuar për situatën në veri. Kryetarët duhet t’i kryejnë detyrat e tyre, por jo të hyjnë me forcë në objek komunale”, tha Ambasadori amerikan.


Provokojnë serbët, shfaqen simbole ruse në veturat e PK-së dhe të KFOR-it në veri

Ndërkohë që tubimet e serbëve po vazhdojnë në veri të vendit, në veturat e Policisë së Kosovës dhe në ato të KFOR-it kanë shënuar shkronjën “Z”, simbolin e Putinit në luftën pushtuese në Ukrainë.

Disa qytetarë serbë kanë vendosur flamurin e tyre në autoblindën e policisë.


Protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë para objekteve të komunave në veri

Në Zveçan po vazhdojnë protestat nga serbët, duke kundërshtuar hyrjen e kryetarit të ri në objektin komunal.

Disa qytetarë serbë kanë vendosur flamurin e tyre në autoblindën e policisë.

Raportohet se në Zubin Potok janë aktivizuar edhe sirenat alarmuese.


KFOR nis bisedimet me protestuesit për t’u shpërndarë

Pjesëtarët e KFOR-it me qëllim të stabilizimit të situatës në Zveçan, kanë nis bisedimet me protestuesit serbë të cilët po qëndrojnë para objektit të Komunës.

Fillimisht është propozuar që të hiqet një pjesë e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe të mbesin vetëm dy automjete të tyre, si dhe pjesëtarët e KFOR-it, në mënyrë që protestuesit të shpërndahen, megjithatë serbët nuk kanë pranuar duke kërkuar që të aty të hiqen të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe të qëndrojë vetëm KFOR-it, në mënyrë që ata të shpërndahen.


Ambasadori i SHBA-së në takim me Osmanin

Pas takimit me kryetarin e Zubin Potokut, Izmir Zeqiri dhe të Zveçanit, Ilir Peci, ambasadori ameriakan, Jeffrey Hovenier ka shkuar në takim te presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

RTV21 raporton se edhe shefi i AKI-së, Petrit Ajeti iu është bashkuar ambasadorit në takim me presidenten.


Përfundon takimi i Hovenierit me kryetarët e komunave veriore

Ka përfunduar takimi ndërmjet ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier dhe kryetarit të Zubin Potokut, Izmir Zeqiri dhe atij të Zveçanit, Ilir Peci.

Aty nuk janë parë kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi dhe ai i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

Ky takim ka ardhur si pasojë e situatës së krijuar në veri te vendit.

RTV21 raporton se ambasadori nuk u prononcua për media dhe është larguar nga zyra e BE-së.

Ai është nisur për në takim te presidentja Vjosa Osmani, derisa kreyarët veriorë po e vazhdojnë takimin me shefin e zyrës së BE-së në Kosovës, Tomas Szunyog.


KFOR-i: Dialogu e vetmja rrugë për të ulur tensionet në mes Kosovës dhe Serbisë

Mëngjesin e sotëm, misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO ka shtuar praninë e tij në katër komunat e veriut të Kosovës, pas zhvillimeve të fundit në zonë.

KFOR-i përmes një komunikate për media ka bërë thirrje për përmbajtje nga veprimet që mund të nxisin tensionet ose të shkaktojnë përshkallëzim.

Po ashtu, KFOR-i tutje i ka kërkuar Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në dialogun e udhëhequr nga BE-ja për të ulur tensionet dhe si e vetmja rrugë drejt paqes dhe normalizimit.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga veprimet që mund të nxisin tensionet ose të shkaktojnë përshkallëzim. Në përputhje me mandatin e tij, KFOR-i është i gatshëm të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar një mjedis të sigurt në mënyrë neutrale dhe të paanshme. Komandanti i KFOR-it mbetet në kontakt të ngushtë me bashkëbiseduesit e tij kryesorë, duke përfshirë përfaqësuesit e Institucioneve dhe Organizatave të Sigurisë në Kosovë, Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, si dhe me misionin e udhëhequr nga BE-ja për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe përfaqësues të tjerë të komunitetit ndërkombëtar”, thuhet në komunikatë.


Lista Serbe i adreson dy kërkesa pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan

Përfaqësues të Listës Serbe kanë diskutuar sot me pjesëtarë të KFOR-it.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha se janë dy kërkesa që ua ka përcjellë përfaqësuesve të KFOR-it dhe ambasadorëve të huaj në Prishtinë, në mënyrë që protestuesit serbë të tërhiqen nga ndërtesat e komunave në veri, ku edhe janë tubuar.

“Kërkesat tona janë që sherifët – siç e quajnë veten – të paligjshëm, të shkojnë në shtëpitë e tyre dhe t’i udhëheqin të afërmit e tyre. Dhe, të gjitha njësitë speciale në ndërtesën e komunës, përreth komunës, të tërhiqen në jug, sepse ky nuk është stacion policie, është bashki e qytetit”, tha Rakiq, duke folur nga Zveçani.


Hovenier dhe kryetarët e Zubin Potokut e Zveçanit arrijnë në takim 

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, do të takohet me kryetarët e komunave veriore.

Hovenier, Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, dhe ai i Zveçanit, Ilir Peci tashmë kanë arritur në takim.

Ky takim po mbahet në Zyrën e Bashkimit Evropian.


Policia e Kosovës: Po menaxhojmë situatën në veri

Policia e Kosovës njofton se protestat pranë komunave veriore me shumicë serbe, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, janë duke vazhduar.

Sipas njoftimit, protestuesit në Zveçan kanë tentuar ta kalojnë kordonin policor pranë ndërtesës së komunës, “duke shfaqur dhunë dhe duke hedhur gaz lotsjellës”.

“Policia është detyruar t’i përdorë mjetet e ligjshme, si sprejin, për t’i ndaluar protestuesit dhe për ta vënë situatën nën kontroll”, thuhet në njoftim.

Policia, po ashtu, ftoi qytetarët që të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar gjatë thirrjeve të protestave.


Kryetarët e komunave veriore sot takohen me ambasadorin Hovenier

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, sot do të zhvillojë një takim me kryetarët e komunave veriore.

Bëhet e ditur se takimi do të zhvillohet në Prishtinë, me fillim nga ora 09:00.

Një prani e shtuar e ushtarëve të KFOR-it gjendet para objekteve të komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit e Zubin-Potokut.

Janë vendosur edhe rrethoja me tela përgjatë perimetrit të objekteve të komunës. Ndërsa një numër i qytetarëve ka filluar të grumbullohet.

Për të hënën janë paralajmëruar protesta në katër komunat në veri të Kosovës: Mitrovicës e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin-Potok.


Rakiq dhe Simiq iu bashkohen protestuesve, komandanti i KFOR-it kërkon të shpërndahet turma

Shumë protestues janë mbledhur para objektit të komunës së Zveçanit.

Gjithashtu edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe nënkryetari, Igor Simiq, kanë shkuar në Zveçan, duke iu bashkuar protestuesve atje.

Dy krerët e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Sllavko Simiq kanë shtruar dy kërkesa për largimin e protestuesve nga objekti i Komunës së Zveçanit, ku janë mbledhur për të protestuar.

Kërkesat e tyre kanë të bëjnë me largimin e Policisë së Kosovës nga kjo zonë dhe me dorëheqjen e kryetarit të ri të zgjedhur nga zgjedhjet e 23-prillit.

Këto kërkesa janë shtruar në takimin e tyre të mbajtur me një komandant të KFOR-it që gjenden atje.

Nga ana tjetër, komandanti i KFOR-it ka njoftuar se një kordon i kësaj force po qëndron në këtë zonë, teksa ka paralajmëruar se nëse protestuesit nuk largohen do të ketë edhe të shtëna.


Në Leposaviq KFOR-i amerikan krijon perimetër, derisa protestuesit mblidhen 

KFOR-i amerikan ka krijuar perimetër në Leposaviq për të pasur nën kontroll situatën në këtë komunë, pasi sot do të dalë në punë kryetari i ri.

Protestuesit serbë si edhe në komunat e tjera veriore veçse janë mbledhur për të kundërshtuar udhëheqjen e kryetarit të ri.

Ndërkaq policët e Kosovës gjenden brenda komunës.


Policia hedh gaz lotsjellës në Zveçan

Protestuesit i janë afruar objektit të komunës në Zveçan, duke tentuar që të futen brenda në objekt.

Pas këtij tentimi, ata janë shpërndarë me gaz lotsjellës nga Policia e Kosovës.

Te intervenimi i Policisë ka ardhur pasi një numër i qytetarëve janë lejuar të tuboheshin para ndërtesës së Komunës nga ushtarët e KFOR-it.


KFOR-i pozicionohet në Zveçan Zubin Potok e Leposaviq

Pjesëtarë të KFOR-it janë pozicionuar sot në mëngjes në vijën e parë, ndërsa Policia e Kosovës vazhdon të qëndrojë përreth ndërtesës së Komunës në Zveçan.

Po ashtu prezencë e KFOR-it është parë edhe në veri të Mitrovicës, nga ura kryesore në lindje-perëndim.

Qytetarë serbë këmbë dhe në mënyrë të organizuar janë nisur nga Mitrovica në drejtim të Zveçanit.

RTV21 ju sjell pamje./21Media

Back to top button