Sunak dhe Biden urojnë Erdoganin me mesazh të ngjashëm: Presim të bashkëpunojmë si aletë të NATO-s

Presidenti i SHBA, Joe Biden dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak të dy postuan mesazhe urimi për Rexhep Tajip Erdogan pasi ai fitoi balotazhin e zgjedhjeve të së dielës.

Biden tha se ai pret “të vazhdojë të punojë së bashku si aleatë të NATO-s për çështjet dypalëshe dhe sfidat e përbashkëta globale”.

Deklarata e Sunak ishte e ngjashme. Udhëheqësi britanik tha se ai pret me padurim, “në vazhdimin e bashkëpunimit të fortë midis vendeve tona, nga rritja e tregtisë deri te trajtimi i kërcënimeve të sigurisë si aleatë të NATO-s”./21Media

Back to top button