Kaloni te përmbajtja kryesore

“Mala”, një histori dashurie e verës nga David Dreshaj dhe Korab Shaqiri

Dy artistët e njohur, David Dreshaj dhe Korab Shaqiri, kanë sjellë për publikun bashkëpunimin e tyre të parë muzikor, një projekt veror që i dedikohet dashurisë dhe atmosferës së ditëve të nxehta.

Kënga vjen me ritme moderne dhe energji pozitive, ndërsa që në orët e para të publikimit ka marrë reagime të shumta pozitive nga publiku.

Producenti muzikor i kësaj këngë është Twix Music dhe Indrit Dode, të cilët kanë punuar edhe në beat dhe muzikë së bashku me Korab Shaqirin. Teksti është shkruar nga Twix Music, Indrit Dode, Korab Shaqiri dhe David Dreshaj, ndërsa incizimi është realizuar nga Twix Music – Indrit Dode.

Për miksimin dhe masterizimin janë kujdesur Anxhelo Muhari dhe Alfred Sula. Videoklipi është realizuar nga Mars Studio (Endrit Rrahimi), ndërsa në të shfaqet edhe modelja Ardiana Peku, e cila i shton një tjetër element vizual projektit.

Me këtë bashkëpunim, David Dreshaj dhe Korab Shaqiri synojnë të sjellin një nga hitet e kësaj vere, ndërsa projekti tashmë është i disponueshëm në të gjitha platformat muzikore./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button