Kaloni te përmbajtja kryesore

Malcom Simmons sot raporton për “skandalet” e EULEX-it

Ish-kryetari i asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcom Simmons do të raportojë sot në Kuvendin e Kosovës.
Simmons përmes një video-lidhje do të raportojë siç thotë ai për skandalet e EULEX-it në Kosovës, përfshirë ndërhyrjet politike, manipulimin e provave dhe ndikimet tek dëshmitarët.
Raportimi i Simmons do të bëhet para deputetëve të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion.
Në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës është bërë e ditur se raportimi do të bëhet nga ora 10:00.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button