Malësori bëhet baba i binjakëve

Këngëtari i njohur shqiptar, Malësori, është bërë baba për herë të parë.
Ai dhe bashkëshortja e tij, Fatmirja, u bënë prindër të binjakëve të cilët i kanë quajtur, Lurë dhe Lekë.
“Lurë e Lekë, paçi jetë të gjatë e të lumtur. Së shpejti do ta kuptoni sa të bekuar jeni që kini lind shqiptarë. Ju past nana e babi”, ka shkruar ndër të tjera Malësori në Instagram.

Lindja është kryer në QKUK, me ç’rast, këngëtari e ka falënderuar gjithë stafin.
“I falënderoj nga zemra mjekët, infermierët dhe personelin e QKUK-së në Prishtinë. Jeni më të mirët! Në veçanti i falënderoj Dr.Dërgut Aliu(Prishtinë) dhe Dr.Ermal Peci (Tiranë). Ju bekoftë Zoti”, ka shkruar Malësori./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Malesori (@malesori)

Back to top button