Arrestohet një serb në Hungari, dyshohet së është i përfshirë në 33 vrasje në rajonin e Pejës

Sot është ndaluar një burrë me inicialet S.S., i nacionalitetit serb në Budapest të Hungarisë, për krime lufte në Kosovë. Kështu ka njoftuar Prokuroria Speciale e Ksoovës përmes një komunikate për media.
“Prokuroria Speciale njofton se ndaj S.S., është nxjerrë Aktvendim për fillimin e hetimit për shkak që i njëjti dyshohet se në periudhën kohore 26 mars deri më 28 maj 1999, ka marrë pjesë aktivisht në kryerjen e veprave penale që ndërlidhen me krimet e luftës, ashtu që i njëjti ka marrë pjesë në sulmet kundër popullatës civile shqiptare në lagjen “Kristal” në Pejë, me ç’rast janë vrarë tridhjetetre (33) persona gjatë sulmeve të kryera në këtë periudhë kohore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./21Media

Back to top button