Mali një vjeç, Shkurta e uron të birin me fjalët e ëmbla

Artistja, Shkurte Gashi dhe bashkëshorti i saj, Albert Limani pikërisht sot një vit më parë u bën prindër për herë të parë.
Mali i bëri prindër dhe ata nuk mund të ishin më të bekuar.
Sot, Mali është bërë një vjeç e mami Shkurta e ka uruar me më të ëmblat fjalë.
“Mali ynë sot feston ditëlindjen e parë! Dashuria jonë u kurorëzua me Malin e bukur! Ndjenja më e mirë që e përjetuam në jetë ishte data 21/12/2020, kjo datë që na dha epitetin prindër. Ardhja e Malit në jetë ishte emocion dhe gëzim për gjithë familjen tonë. Mal mrekullia jonë në një vjetorin tënd urojmë që jeta jote të jetë një përrallë e bukur, ne do të jemi gjithmonë përkrah teje, deri në frymën e fundit! Gëzuar shëndet e shumë fat për ty.Të duam shumë”, ka shkruar Shkurta.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Shkurte Gashi (@shkurtegashi_)


Shkurta është shumë e pëlqyer për zërin e saj unik, ndërkaq sa i përket jetës private ajo e mbajti shumë larg syrit të mediave gjithë shtatzëninë dhe lindjen e djalit./21Media

Back to top button