Malisheva ofron kushte për kultivimin e bimës “Alkekengi”
Krasniqi: Kultivuesit e kësaj bime, do të ndihmohen nga ministria
Në komunën e Malishevës, sot ka qëndruar një ekip ekspertësh në bujqësi, përkatësisht të prirë nga investitori Pierpaolo Cavaglieri, e të shoqëruar edhe nga zëvendësministri në Ministrinë e
Bujqësisë, Vesel Krasniqi dhe këshilltari i zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj, Faton Thaçi. Në këtë takim, investitorët italian prezantuan idetë e tyre për kultivimin e bimës “Alkekengi”, e cila përdoret në industrinë e ushqimit dhe në mjekësi.
Ky ekip ekspretësh janë pritur nga krerët komunal të Malishevës, dhe drejtori për bujqësi, Murat Hoxha, e më pas janë takuar edhe me bujqit lokal të Malishevës, para të cilëve është paraqitur interesimi i tyre, për kultivimin e kësaj bime, Pierpaolo Cavaglieri, e ka prezantuar këtë bimë para bujqve, si dhe i ka shpjeguar edhe karakteristikat e saj, procesin e mbjelljes dhe rritjes, e deri në vjeljen e saj.
Investitori italian, tha se nëse arrihen të mbillen dhjetë hektarë me këtë bimë, ai do të ndërtoj edhe një fabrikë për kultivimin e frutave, ndërsa fermerët të cilët do ta kultivojnë këtë bimë, e kanë tregun e garantuar pasi ai të bëj kontratë me të gjithë kultivuesit, bëhet e ditur në komunikatën e dërguar nga komuna e Malishevës.
Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka falënderuar investitorët italian, si dhe ju ka sqaruar edhe kushtet dhe lehtësirat që Komuna e Malishevës, ofron për investitorët.
Gjatë këtij takimi, zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë, Vesel Krasniqi, tha se “Ministria, këtë produkt do ta rendit në programin e saj zhvillimor dhe kultivuesit e kësaj bime, do të ndihmohen nga ministria”./21Media