Malisheva tash e tutje 04

 

Nga 11 janari  Malisheva do të ketë kodin e regjistrimit të automjeteve 04, apo me regjionin e Prizrenit.

Kjo ka qenë kërkesë e vazhdueshme e Komunës së Malishevës.

Vendimi është marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Ministri Agim Veliu me këtë rast tha se e ka vlerësuar këtë kërkesë si të arsyeshme.

“Sot, jam këtu për dy arsye, e para për tu njoftuar me vërshimet e ditës së sotme, dhe e dyta apo më e rëndësishmja, sjellja e vendimit tim, për ndryshimi e rregullores, për targat e automjeteve, dhe nga data 11 janar 2021, qytetarët e Malishevës, do ti regjistrojnë veturat me 04”, tha ndër tjerash Veliu.

Në anën tjetër nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, e ka falënderuar ministrin e Veliu, për këtë vendim historik për qytetarët e Komunës së Malishevës.

“Dërgimi në regjionin e Gjakovës, është bërë pa vullnetin tonë dhe në mënyrë arbitrare. I ftoj edhe ministritë tjera të ndjekin hapin e MPB-së dhe gradualisht të gjitha shërbimet aty ku e kanë vendin”, ka thënë Berisha, duke ju bërë thirrje të gjitha ministrive, që të bëjnë të njëjtin veprim në shërbim të qytetarëve të Komunës së Malishevës./21Media

Back to top button