Mallorcas kualifikohet në finale, tifozët dalin e presin Muriqin dhe bashkëlojtarët e tij

Skuadra futbollistike e Mallorcas para dy dite siguroi kualifikimin në finalen e madhe të Copa del Rey.

Kjo pasi që mposhti Real Sociedadin gjatë penalltive.

Ekipi spanjoll sot gjatë ditës arriti në shtëpi për të festuar suksesin e tyre, ku disa tifozë dolën për t’i pritur yjet e skuadrës.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi shënoi penalltinë e parë duke hapur rrugën e skuadrës për sukses.

Mallorca tani pritet të ndeshet me Athletic Bilbaos dhe Atletico Madrid për ta mësuar më vonë kundërshtarin e finales së madhe të Kupës së Mbretit.

Back to top button