Maloku: A ja vlen ta VOTONI deputetin SMS-ist?

”Pragmatizmi dhe prakticiteti janë dy veti sociale që këtë tip e bënë i interesant për publikun”

Sociologu Fadil Maloku në vazhdën e komenteve të tij  për  votimin apo jo të deputetëve për parlament të Kosovës, tashmë në kohën e fushatës zgjedhore ka shkruar për tipin e deputetit SMS-ist.

Ai përmes një postimi ka shprehur qëndrimet e tij për këtë lloj të deputetit, duke shtuar edhe vetitë e këtij lloji të deputetit.

”1.Deputeti SMS-eist, është produkt i teknologjisë informative, të cilin disa nga deputetet e ish Parlamentit te Kosovës e kane maksimalizuar shpesh herë për qëllime e interesa meskine personale, klanore e sidomos sosh partiake!

2.Ky tip bëhet pragmatik sidomos kur preken interesat e lartcekura. I udhëhequr nga ambicia për të qenë koherent me kohen dhe zhvillimet teknologjike ky tip deputeti merr pozicionim neutral e çka është edhe me interesant pozicionim ad hoc!

3.Për të nuk janë interesante zhvillimet dhe vendimet që merren rreth ligjeve, privatizimit,demarkacionit, asociacionit, ushtrisë, vizave, etj KËSHILLË: Vetia dhe motivi kryesor e tij ishin konsensusi midis vendimeve dhe refuzimeve qe kontrabandoheshin përmes sms-ave. Thënë më troç, pragmatizmi dhe prakticiteti janë dy veti sociale që këtë tip e bënë i interesant për publikun e gjerë. Teknologjia e ka bë të veten!”, ka shkruar  Maloku në facebook./21Media

Back to top button