Maloku: Kosova, pa “dorën” e padukshme ndërkombëtare, nuk mund ta formoj qeverinë!

Maloku shprehet se pa intervenimin e ndërkombëtarëve Kosova nuk mund ta formoj Qeverinë

Sociologu dhe Profesori Universitar, Fadil Maloku komentoi dhe foli për formimin e Qeverisë dhe institucioneve të Republikës së Kosovës. Sipas Malokut Kosova nuk mund ta formojë Qeverinë pa ndërkombëtarët.

Siç thotë Maloku shqiptarët vetëm mund ta imagjinojnë shtetndertimin përderisa ende e ndjejnë siç thotë ai, nevojën e intervenimit të zyrave diplomatike, shkruan rtv21.tv

“Kosova, pa “dorën” e padukshme ndërkombëtare, nuk mund ta formoj qeverinë!
1. Fakti që rrethanat lokale, ato rajonale, e ato globale na bëjnë të kuptojmë se proceset vendimmarrëse, në vendet dhe shtetet e tranzicionit, nuk lejojnë të bien në kundërshtim me interesat, sigurinë dhe stabilitetin e Washingtonit dhe Brukselit!
2. Fakti që Kosova është Projekt ndërkombëtar, pra, nuk është projekt vetanak i vetë shqiptareve (pra, vetë me vendos për: zhvillimet lokale dhe proceset përreth saj!), na bënë të besojmë që “dora” e padukshme e faktorit ndërkombëtar, do mbahet evidente, ne formimin e qeverisë.
3. Fakti dhe akti që Kosova, përkundër dy dekadave të përvojës së shtendërtimit (dikush thotë: improvizimit!) nuk arriti akoma të merr vendime vetanake, shkaku i brishtësisë se kapaciteteve elitike dhe atyre institucionale, na bënë të dyshojmë se mund të krijohet qeveria pa nderkombetaret.
4. Në fakt, derisa, shqiptarët (edhe ata të Shqipërisë, padyshim!) ta ndjejnë nevojën e “intervenimit” të zyrave diplomatike, në sundimin e ligjit, e padyshim edhe “formimin e qeverisë së re”, atëherë, veç le ta imagjinojnë shtendërtimin!
5. Sepse, shtendërtimin si proces, raportet e forcave midis vendeve dhe fuqive me të fuqishme të globit, e kanë “formatizua” aq shumë, sa që sot ke shtete de fakto të konsoliduara, por të panjohura nga të tjerët! Dhe anasjelltas: de jure të shpallura, por, jofunksionale dhe tejet improvizuese!”, është shprehur Maloku./21Media

Back to top button