Maloku: Reforma në arsim duhet të fillojë sa më parë

Sipas profesorit universitar, studentët duhet të bëhen subjekt kryesor kreativ në procesin e reformimit të arsimimit në Kosovë

Sociologu dhe profesori i Sociologjisë në Unuversitetin e Prishtinës, Fadil Maloku sot përmes një shkrimi është shprehur se reforma në arsim duhet filloj sa më parë, ndryshe, sipas tij, Kosova rrezikon kolapsim në dekadën e re.

Studentët e Kosovës, sipas të gjeturave të një studimi të thellë empirik, që e ka bërë vitin e kaluar Shoqata e Sociologëve të Kosovës (SHeSK-s), Maloku ka theksuar se do të duhej të bëhen sa më parë jo objekt, por subjekt kryesor kreativ në procesin e reformimit të arsimimit në Kosovë.

“Me përvojën time të një pedagogu dhe të një eksploruesi social e politik, pra, padyshim edhe të një kërkuesi shkencor- empirik kam kuptuar se studentët tanë akoma kanë rezerva të pa arsyeshme, kur është fjala sidomos e të qenit SUBJEKT në procesin e arsimimit në Universitetin publik.”, ka shkruar sociologu.

Sipas tij, të gjeturat e studimit tregojnë se studentëve dhe Universitetit publik, në kuadër të këtij reformimi u duhen disa hapa konkret.

”1. Studentët duhet të arrijnë dije dhe shkathtësi konkurrente për tregun e punës dhe në bazë të afiniteteve të tyre për kërkim shkencor apo punë profesionale në ekonomi, shërbime publike dhe gjithë institucionet e tjera të shoqërisë:

2. Studentet duhet të ndihmohen në përzgjedhjen, akomodimin si edhe ndërtimin e karrierës së tyre ekskluzivisht në bazë të prirjeve dhe një seleksionimi me kritere ekskluzive shkencore, në mënyrë që të ndalojmë hiperproduksionin evident që po prodhon analfabet modern:

3. Stafi i ngushtë i Rektoratit do të duhej të angazhohet në krijimin e një fondi për dhënien e bursave për student të jashtëzakonshëm, në mënyrë që ata të jenë në koherencë me zhvillimet e reja teknologjike…:

4. Studentëve duhet mundësuar në çështjen e lehtësimit të marrjes së vizave, në mënyrë që ata të kenë qasje dhe mundësi të këmbejnë përvojat me kolegët e tyre perëndimor…. Kjo ide akademike evropiane është në përputhje edhe me vizionin e Deklaratës së Bolonjes, POR që nuk është shfrytëzuar maksimalisht gjerë më tani:

5. Studentët do të stimulohen që prioritet në interesimin e tyre ta kenë cilësinë e mësimit, kushtet e mësimit dhe suksesin në studime duke vlerësuar rezultatet e veta dhe mësimdhënien si një nga autputet e rëndësishme për përmirësimin e qeverisjes në universitet:

6. Studentët, duhet të “kujdestarojnë” për largimin DEFINITIV të politikës nga Universitetet. Ata duhet ta ruajnë neutralitetin politik, në rast se e dëshirojnë një Universitet profesional e apolitik:

7. Studentët, pastaj, përmes programeve të ndryshme sociale duhet të përkujdesën për ngritjen e përgjegjësisë për mësim sistematik, pjesëmarrje në ligjërata, ushtrime, seminare debate publike etj.

8. Univeristeti i Prishtinës, duhet të marr përgjegjësit e veta dhe fillojë (sa më shpejt) në hartimin e një plani të detajizuar studimesh për minoritetet në rast se dëshiron të kultivojë kritere dhe standarde si Universitetet Evropiane. Kështu ajo do përgatitë UP-ës për kushtëzimet që tashmë janë në horizont…. nga BE-ja:

9. Univeristeti i Prishtinës, duhet të sigurojë që tash një lëvizshmëri e mësimdhënësve dhe studentëve në vijën horizontale, ku do të bëhet kyçja në rrjetat dhe programet e mobilitetit evropian:

10. Universiteti duhet të tentoj të rris koperativitetin midis studentëve tanë dhe atyre evropian, përmes programeve të ndryshme, siç janë: SOCRATES dhe ERASMUS, që u jepen vendeve në tranzicion:

11. ‘Univeristeti i Prishtinës, së fundi duhet të organizojë një studim empirik, ku do të përcilleshin të gjitha programet studimore. Për këtë qëllim do të duhej të organizon tri tipe evaluimesh: (1. përcjelljen e studimeve sistematike të studentëve të Universitetit: 2. anketimin e studentëve pas përfundimit të studimeve bachelor: 3. anketimin e studentëve që tashmë kanë filluar të bëjnë karrierë publike…”, ka shkruar Maloku./21Media

Back to top button