Rrezikonin bllokimin në malin e Gramozit, shpëtohen 4 alpinistë

Policia i shoqëroi deri te vendi ku u akomoduan

Katër alpinistë, mes tyre edhe një femër, të cilët ishin nisur për të ngjitur malin e Gramozit në Kolonjë u ndihmuan nga policia dhe banorë të zonës, pasi rrezikonin të mbeteshin të bllokuar.

Policia njoftoi se 4 alpinistët kishin lënë mjetin e tyre tip “Ford”, në fshatin Starje dhe ishin nisur për të ngjitur malin e Gramozit.

Policia u njoftua nga banorë të zonës dhe menjëherë në drejtim të zonës.

“Pas disa orë kërkimesh, u bë i mundur lokalizimi dhe gjetja në gjendje të mirë shëndetësore e 4 alpinistëve, të cilët ishin ngjitur në majën e quajtur “Çuka e Peçit” në lartësinë 2523 m, të malit të Gramozit dhe më pas për shkak të kushteve të vështira atmosferike, kishin hasur vështirësi gjatë kthimit”, sqaroi policia.

Alpinistët falënderuan shërbimet e Policisë dhe banorët, që ua shpëtuan jetën. Policia më pas bëri shoqërimin e tyre, deri në vendin ku u akomoduan në qytetin e Ersekës./oranews

Back to top button