Maloku: Sa ja vlen me VOTU tipin e deputetit HEROIK?

Sipas Malokut ka një arsye më shumë për ta mbajtur gjallë idenë e BASHKIMIT kombëtar shqiptar

Sociologu dhe profesori universitar, Fadil Maloku në vazhdën e shkrimeve të tij për votimin e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës, sonte ka shkruar për një tip tjetër të deputetit.

Maloku përmes një postimi ka shkruar për tipin e deputetit heroik, duke rënditur edhe arsyet për votimin-apo mos votimin e tij. ”Keni një arsye më shumë për ta mbajtur gjallë idenë e BASHKIMIT kombëtar shqiptar”, ka shkruar Maloku ndër të tjera.

”Sa ja vlen me VOTU tipin e deputetit HEROIK? 1.Ky tip, dorën në zemër është specie në zhdukje e sipër në ambientin tonë politik! Por, ky ka një backgraund që na duhet edhe më tej në rrethanat aktuale…! Ky më shumë ishte dhe është akoma i prirur, të ndëshkohet dhe sanksionohet, si nga nga elitat e shtetit dhe kolegët e vetë, ashtu edhe nga “Dragodani” , se sa të “shkurorëzohet” nga bindjet dhe synimet e Tija atdhetare! Gjendet në të trija blloqet aktuale. Veç, duhet kujdesshëm me e lyp!

2.Thënë më thjesht këtij tipi me shumë i shkojnë përshtati temat dhe vendimet kruciale për; shtetin, sovranitetin dhe demokracinë, se sa për partinë, grupin apo vetveten!

3.Interesi dhe fokusi i Tij, gjatë gjithë kohës së pasluftës…, nuk ishin temat periferike dhe ato dytësore, por kombi, gjaku, shteti, institucioni e.domkratizimi, ngaqë vlerësimi dhe kalkulimi i këtij tipi, është mu;shtetndëtimi i munguar; sovraniteti i cunguar; dhe demkracia e improvizuar KËSHILLË: Ndoshta duhet, sërish ta votoni këtë tip deputeti! Keni një arsye më shumë për ta mbajtur gjallë idenë e BASHKIMIT kombëtar shqiptar!”, ka shkruar Maloku në facebook./21Media

Back to top button