Parashikimi i motit

Temperatura maksimale pritet të arrijë 28 gradë

Gjykuar sipas ecurive sinoptike, në javën që po hyjmë do të kemi më pak vranësira e me shumë çaste me diell. Temperaturat, po ashtu do të shënojnë ngritje. Pra, sot pritet të kemi mot me vranësira kalimtare dhe me temperatura që do të lëvizin në mes 9 e 23 gradë Celsius.

E nesër pritet të kemi më shumë orët me diell sesa sot. Temperaturat, po ashtu, do të shënojnë ngritje, ato do të sillën ne mes 10 e 24 gradë Celsius.

Meteorologët parashohin që deri në fund të javës të mbajë mot me pak vranësira e me shumë orë me diell. Temperaturat do të shënojnë ngritje ato do të sillën në mes 12 e 28 gradë Celsius./21Media

Back to top button