Malta dhe Kosova do ta rrisin bashkëpunimin ekonomik
Takimi Shala-Abela
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala sot ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Maltës, Carmelo Abela.
Ministri Shala pas takimit ka thënë se me ministrin maltez janë dakorduar që marrëdhëniet e mira në aspektin politik me Maltën të shndërrohen edhe në aspektin ekonomik, për të rritur edhe shkëmbimet dhe investimet ndërmjet këtyre dy shteteve.
Po ashtu edhe Abela ka thënë se janë të përkushtuar që të rrisin bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Kosovën.