“Malta do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën”

Ekonomia e shtetit të Maltës është rritur 5 për qind gjatë vitit 2016

Në vazhdim të vizitës së tij zyrtare në Maltë, Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, u prit në një takim të vecantë edhe nga Ministri i Jashtëm dhe
Promovimit të Tregtisë së Maltës, Carmelo Abela.

Në margjina të këtij takimi, Pacolli fillimisht e ka falenderuar homologun e tij për pritjen, mbështetjen e palëkundur dhe të gjithanshme nga ky shtet,ndërkohë që ka kërkuar që mbështetja e njëjtë të vazhdojë edhe më tutje, në vecanti në lidhje me prioritetet strategjike të Kosovës sic është anëtarësimi në organizata
ndërkombëtare dhe forcimi i subjektivitetit ndërkombëtatarë të Kosovës.

Pacolli i përcolli edhe ftesën për të vizituar Kosovën Ministrit Abela,gjë e cila është pranuar me kënaqësi. Në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, Ministri Abela, me propozim të ministrit Pacolli do të shoqërohet me biznese nga Malta, në mënyrë që të organizohet një Forum Ekonomik në mes dy vendeve respekive.

Gjatë takimit, Ministri i Jashtëm Maltës, Abela ka rikonfirmuar qëndrimin se Malta do të vazhdojë që ta mbështesë Kosovën në lidhje me anëtarësimin në Organizata Ndërkombëtare, procesin e integrimit në strukturat evro-atlantike, përfshirë mbështetjen për liberalizimin e vizave dhe se Malta është e hapur për të shikuar rrugët dhe
mundësitë, që shpiejnë drejt thellimit dhe zgjerimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes dy vendeve dhe dy popujve.

Ekonomia e shtetit të Maltës është rritur 5 për qind gjatë vitit 2016, duke u vlerësuar si ekonomia me shpejtësinë më të madhe të rritjes brenda Bashkimit Evropian./21Media

Back to top button