Man United kampion në Carabao Cup

Manchester United mposhti Newcastle në finalen e Carabao Cup. Me këtë fitore Man United e çon në pesë numrin e trofeve në Carabao Cup.
‘Djajtë e Kuq’ fituan 2:0, ndaj Newcastle United. United treguan performacë më të mirë në këtë përballje, duke u shpallur më pas edhe kampion të Carabao Cup.

Casemiro ishte ai që kaloi në epërsi ekipin e tij. Braziliani shënoi me kokë, në minutën e 33’ të ndeshjes.
Më pas pas një goditje të Marcus Rashford, Sven Botman realizoi autogol, duke çuar kështu në 2:0 rezultatin në favor të United.
Kështu pjesa e parë u mbyll me atë rezultat.
Në 45 minutat e tjerë Newcastle tentuan të realizojnë, por nuk ia arritën.
Back to top button