Dhjetëra viktima pas përmbytjes së një varke me migrantë në Itali

Të paktën 60 migrantë humbën jetën pasi varka me të cilin udhëtonin u përmbys, në brigjet e Italisë.
Autoritetet italiane njoftuan se të paktën 80 persona u gjetën të gjallë, “disa prej të cilëve arritën të dilnin vetë në breg pas mbytjes së anijes”.
Shifrat e sakta të të humburve janë vështirë për t’u përcaktuar, theksoi Roja bregdetare italiane.
Shumica e migrantëve ishin nga Afganistani, Pakistani dhe Somalia, ndërsa varka ishte nisur pesë ditë më parë nga Turqia.
Me anë të një deklarate kryeministrja italiane, Meloni shprehu “dhimbjen e saj të thellë për jetët e shumta njerëzore të marra nga trafikantët e qenieve njerëzore”.

Back to top button