Man. United pret Tottenhamin në “Old Trafford”

Pas barazimit me Newcastle United, Manchester United o ta ketë një tjetër test serioz në Premier Ligë pasi e pret Tottenhamin në shtëpi.
Skuadra e Antonio Contes është duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë të rezultateve duke marrë katër fitore në pesë ndeshjet e fundit. Kjo ka bërë që ata të mbledhin 23 pikë pas 10 ndeshjeve të zhvilluara dhe renditen në vendin e tretë.
“Djajtë e Kuq” nga ana tjetër janë të pozicionuar në vendin e pestë me 16 pikë.
Ndeshja zhvillohet nga ora 21:15 dhe këto janë formacionet e mundshme:
Manchester United (4-2-3-1): De Gea; Dalot, Varane, Martinez, Shaw; Casemiro, Eriksen; Antony, Fernandes, Rashford; Ronaldo.
Tottenham: Lloris; Romero, Dier, Davies; Doherty, Hojbjerg, Bissouma, Bentancur, Perisic; Son, Kane.

Back to top button