Personi që mbledh gramafona për 35 vjet

Raif Kara nga Turqia ka 35 vjet që mbledh gramafona për një arsye të veçantë.
Sipas tij, gramafoni atë e kthen në të kaluarën, në ditë më të mira, si një devijim kohor.
Koleksioni i këtij personi përbehet nga 165 gramafona, përfshin gramafona të prodhuar midis viteve 1897-1945 në çanta, sallone, xhepa dhe lloje për fëmijë.
Një nga pjesët më të çmuara të koleksionit është gramafoni i xhepit, i njohur ndryshe edhe si “mikiphone”, i prodhuar në vitin 1927, i konsideruar si “mp3 player” i kohës dhe që mund të ndahet dhe bashkohet.
Këta gramafona mund të përdoren me të gjitha pllakat e gurit./21Media

Back to top button