Man. UTD barazoi ndaj Southamptonit
Manchester Unitedi sot nuk arriti të marrëmë shumë se një pikë nga ndeshja e dytë në Premier Ligë ndaj Southamptonit. “Djajtë e Kuq” u ndalën me barazim 1-1.
Vendasit kaluan të parët në epërsi në minutën e 30’ kur brazilian Fred realizoi në portën e gabuar dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë Unitedi e gjeti golin e barazimit përmes Greenwoord në minutën e 55’ por kjo ishte e tëra që ata arritën të marrin nga kjo ndeshje.
Në ndeshjen tjetër, Tottenhami siguroi tri pikë të reja, pasi triumfoi ndaj Wolverhamptonit me rezultat minimal 1-0, me golin e vetëm të realizuar në minutën e nëntë nga Dele Alli nga pika e bardhë.
Pas dy ndeshjeve, Manchester United ka grumbulluar katër pikë, kurse Tottenhami gjashtë.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?