Zjarr i madh në Finiq, evakuohen banorët
Zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatin Aliko në bashkinë e Finiqit në Shqipëri. Flakët të favorizuara nga era rrezikojnë banesat.
Ndërkohë Kryebashkiaku, Kristaq Kiço, është shprehur se zjarri po afrohet edhe në fshatin Rahullë zjarri po u afrohet banesave për shkak të flakëv. Ai shton se kanë kërkuar ndihmë që të bëhet ndërhyrje edhe nga ajri.
“Forcat zjarrfikëse dhe të policisë janë në Aliko dhe po mundohen që zjarri mos të futet në banesa. Janë evakuuar disa banorë nga banesat e tyre. Ndërkohë që problemi në këtë moment është edhe në fshatin Rahullë ku zjarri i afrohet banesave. Kjo edhe për shkak të erës që ndihmon në përhapjen e zjarrit. Jemi njoftuar rreth orës 13:30. Është kërkuar edhe ndërhyrje nga ajri. Kemi komunikuar me shërbimin civil”. /oranews