Manaj ndihmon Spezian të fitojë një pikë ndaj Sassuolos
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare Rey Manaj ka gjetur golin e parë në Serie A.
Futbollisti kuqezi që luan në radhët e Spezia-s në Itali zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë në sfidën që bardhezinjtë luajtën ndaj Sassuolo-s, teksa arriti të zhbllokojë rezultatin dhe të kalojë ekipin në avantazh në minutën e 35-të.
Pas asistit të Reca-s, sulmuesi shqiptar shtyu topin duke e dërguar në rrjetë dhe duke gjetur kështu golin e parë në Itali, që pas huazimit të tij te skuadra e Spezia-s nga Barcelona.
Manaj e nisi lojën si titullar dhe u aktivizua për 88 minuta, duke u vlerësuar nga uebsajti i specializuar për statistika, Sofascore me notën 7.5, si një nga lojtarët më të mirë të Spezia-s.
Goli i shqiptarit nuk e ndihmoi skuadrën e tij, që u ndal në barazimin 2-2 në shtëpi.