Manchester City dëshiron transferimin e Kane dhe Grealish

Kampioni i Premier Ligës angleze po përgatit dy oferta marramendëse për yjet anglezë.
Manchester City po synon që të arrijë marrëveshje këtë verë për yllin e Tottenham Harry Kane dhe atë të Aston Villas Jack Grealish.
Kampioni aktual i Premier Ligës është i gatshëm për të shpenzuar shuma marramendëse këtë afat kalimtar të transferimeve, dhe po përgatitë ofertat për Kane dhe Grealish.
Trajneri Pep Guardiola dëshiron me çdo kusht që ta përforcojë repartin e sulmit dhe të mesfushës, ku listën e të dëshiruarve për t’i transferuar në stadiumin ”Etihad” e kryesojnë Harry Kane dhe Jack Grealish.
Sezonin që lamë pas, Harry Kane regjistroi 33 gola dhe 17 asistime në 49 ndeshje për skuadrën e Tottenham, kurse Grealish në 27 paraqitje për Aston Villan ka regjistruar shtatë gola dhe 12 asistime mbi emrin e tij.

Back to top button