Pranvera Hyseni dhe Hap Griffin zbulojnë një asteroid

Astronomja kosovare, Pranvera Hyseni sot ka informuar se ka pranuar lajmin se ka bërë zbulimin preliminar të një asteroidi së bashku me astronomin dhe mikun e saj, Hap Griffin.
”Ne kemi arritur të shohim këtë trup qiellor përmes të dhënave që kemi pranuar nga observatori i Hawaiit, i cili posedon një teleskop me aparaturë prej dy metrash. Vrojtimi ynë është kryer në Tetor të vitit të kaluar, mirpo konfirmimin për zbulimin e këtij trupi qiellor e kemi pranuar tek mbrëmë nga International Astronomical Search Collaboration’’, ka shkruar themeluesja e “Astronomy Outreach of Kosovo”, Pranvera Hyseni.
Ajo gjithashtu ka shtuar se asteroidi ka një madhësi prej 25 magnitudë që do të thotë se distanca mes tij dhe nesh është rritur që nga momenti kur është gjetur.
”Unë personalisht ndjehem e përmbushur dhe jashtëzakonisht e lumtur që për herë të parë kam arritur të jem pjesë e një zbulimi të një trupi qiellor që nuk është parë asnjëherë nga askush më parë. Ps: Qendra për trupa të vegjël qiellor, Minor Planet Center, i ka dhënë këtij trupi qiellor një përcaktim të përkohshëm, 2020 SS13, mirpo ne si ekipë do të kemi mundësinë ta pagëzojmë atë me një emër që do ta zgjedhim së shpejti”,ka shkruar tutje Hyseni në facebook./21Media

Back to top button