Manchester City do t’i ofrojë kontratë të re Cancelos

 
Kampioni anglez dëshiron ta blindojë mbrojtësin e krahut të djathtë.
Manchester City do t’i ofrojë një kontratë të re mbrojtësit të krahut të djathtë Joao Cancelo, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.
Krerët e Cityt e konsiderojnë Cancelon si lojtarë kyç të skuadrës për të tashmen dhe një periudhë më afatgjate.
Planet janë që të hapin bisedimet dhe t’i rinovojnë kontratën yllit portugez në muajin e ardhshëm, ku bisedimet pritet të zhvillohen në vitin 2022.
Cancelo është përfshirë në një marrëveshje shkëmbimi mes Juventusit dhe Manchester Cityt, ku ky i fundit pagoi dëmshpërblim prej 28 milionë eurosh dhe përfshiu mbrojtësin Danilo në marrëveshje.

Back to top button