Rama dhe Escobar flasin për dialogun Kosovë-Serbi

 
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur në takim zëvendësndihmës sekretarin e Shtetit dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Rama ka thënë se kanë diskutuar për partneritetin në mes Shqipërisë e SHBA, rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në rajon, dialogun në mes Kosovës e Serbisë dhe dhe Ballkanin e Hapur.
“Kryeministria – Kënaqësi të mikprisja Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një takim shumë miqësor, ku folëm për partneritetin e shkëlqyer mes Shqipërisë e SHBA, rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në rajon, dialogun e domosdoshëm mes Kosovës e Serbisë dhe Ballkanin e Hapur, si një nisëm transformuese për ardhmërinë e rajonit, të cilën administrata e Presidentit Joe Biden e mbështet fuqimisht”, ka shkruar Rama në Facebook./21Media

Back to top button