Manchester City e shkatërron Arsenalin

Ka përfunduar derbi i Premier Ligës angleze mes Manchester Cityt dhe Arsenalit, ku kampioni i Premier Ligës angleze ka shënuar pesë gola dhe duke mos e pësuar asnjë brenda 90’ minutave.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 3:0, ku fillimisht ishte mesfushori Gundogan i ai cili e zhbllokoi rezultatin në minutën e 7’. Pesë minuta më vonë, rezultatin e dyfishoi sulmuesi Ferran Torres, kurse për 3:0 shënoi sulmuesi Gabriel Jesus.
Pjesën e dytë, City përsëri ishte skuadër superiore krahas Arsenalit, ku në minutën e 53’ Rodri thellon rezultatin në 4:0.
Golin e fundit dhe të pestin në ndeshje e shënoi sulmuesi Ferran Torres në minutën 84’, ku spanjolli në ndeshjen e sotme regjistroi golin e dytë dhe një asistim mbi emrin e tij.
Në anën tjetër, skuadra e Arsenalit regjistron humbjen e tretë radhazi në tre ndeshjet hapëse të Premier Ligës angleze, dhe tani pozicionohet në pozitën e fundit në tabelë, me zero pikë të arkëtuara dhe asnjë gol të shënuar.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes është 5:0 në favor të Manchester Cityt.

Back to top button