Manchester City, finalisti i parë i FA Cup
Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Manchester Cityt dhe Chelseat, ku kampioni anglez ka eliminuar “Blutë” nga gjysmëfinalja e FA Cup.
Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Wembley” të Londrës, City e ka mposhtur Chelsean me rezultat minimal 1:0.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Bernardo Silva, i cili ia siguroi fitoren Cityt sot në minutën e 84’.
Me fitoren e sotme, City siguron biletën e parë drejt finales së FA Cup.
Në finale, City do ta pres fituesin e ndeshjes së nesërme mes Coventryt dhe Manchester United.
Rezultati final, 1:0 në favor të Cityt.