Manchester City i rikthehet garës për Kane

Sulmuesi i ”Gjelave” mund të ndërrojë skuadër në janar.
Kampioni aktual i Premier Ligës Manchester City ka ringjallur interesimin në sulmuesin e Tottenham Harry Kane, ku dëshirojnë ta transferojnë në këtë janar.
Kane dëshironte të transferohej në stadiumin ”Etihad” gjatë kësaj vere, por krerët e Tottenham refuzuan që ta shesin kapitenin e Anglisë.
Presidenti i Tottenham Daniel Levy e ka siguruar trajnerin e ri Antonio Conte që Kane do të jetë pjesë e planeve për rindërtimin e skuadrës nga trajneri italian, por një ofertë e majme nga City në këtë janar mund t’i ndërrojë mendjen presidentit të ”Gjelave”.
Në këtë sezon, Harry Kane ka bërë 16 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën e Tottenham, duke regjistruar shtatë gola dhe dy asistime mbi emrin e tij.

Back to top button